9 shtatori shënon çdo vit përkujtimin e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës. Eventi organizohet nga Bashkia e Shkodrës dhe është pjesë e agjendës vjetore të aktiviteteve, në bashkëpunim me Shoqatën “Postriba”.
Edhe sivjet, përkujtmet janë zhvilluar në Njësinë Administrative Postribë, ku pranë memorialit që përjetëson ngjarjen, kanë vendosur kurora me lule kryebashkiaku Benet Beci, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, të institucioneve, partive, organizatave e shoqatave të ndryshme.
Dita nuk ka kaluar pa një incident të vogël, i cili në fakt nuk i zbehu ceremonitë. Pas përfundimit të vendosjes së kurorave tek memoriali, një person i ka hequr ato, ndërsa para mediave është justifikuar se “ata më kanë vrarë gjyshin”.
Edhe pse e pranishme, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake nuk kanë vepruar, aq më tepër në një ceremoni zyrtare dhe me praninë e autoriteteve të larta vendore.