
Nesër, 2 prill 2025, shënohet 34- vjetori i ngjarjes së 2 prill 1991, ku në sheshin para ish- Komitetit të PPSH, sot rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u vranë 4 persona ndërsa u plagosën e lënduan më shumë se 80 të tjerë.
Me këtë rast, PD Shkodër do të organizojë një aktivitet përkujtimor, ku do të jetë i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD Shkodër, Elida Lici, ka ftuar shkodranët të bëhen pjesë e aktivitetit.