
Këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku i është rikthyer këngës. Për herë të parë pas 20 viteve, ajo është ngjitur në një skenë, falë mbështetjes dhe stimulimit të vazhdueshëm të Elton Ilirjani.
Simaku ka interpretuar disa këngë në gjuhën shqipe, një pjesë prej të cilave, hite të njohura. Zëri i saj duket se nuk kishte ndryshuar aspak, nga Parashqevia e suksesshme e viteve të saj më të mira.