
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Kjo e shtunë nis me një lajm te rendesishem dhe shume pozitiv për zhvillimin e Shkodrës drejt një qendre Rajonale.
Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për projektidenë e hekurudhës kombëtare Durrës–Shkodër – Prishtinë. Pas raportit të ekspertëve, tashmë i hapet rrugë realizimit të kësaj vepre infrastrukturore, një prej më të rëndësishmeve për kombin, e cila kalon nga Shkodra dhe lidh Shqipërinë me Kosovën. Hekurudha Kuq e Zi!