VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Ymer Prizreni” në lagjen 4 të qytetit të Shkodrës…

Faza e dytë e rikonstruksionit të rrugës “Ymer Prizreni” në lagjen nr. 4 të qytetit, shënon përfundimin e sistemimit urban të një zone të rëndësishme të Shkodrës, me instutucione të rëndësishme si shkolla, kopësht dhe Qendrën Multifunksionale “Për familjen”.

Faza e dytë e ndërhyrjes, parashikuar në buxhetin e këtij viti me vlerë 3.6 milion lekë, ka bërë të mundur punimet për KUZ dhe KUB, rrjetin e ujësjellësit, sistemimin e sheshit dhe gjelbërimin, trotuaretm ndriçimin LED, shtresat asfaltike, sinjalistën horizontale dhe vertikale.

Investimi është realizuar me të ardhurat e Bashkisë Shkodër përmes kontributeve të qytetarëve, të cilët meritojnë falenderimet edhe për bashkëpunimin dhe sugjerimet gjatë dy fazave të ndërhyrjes në rrugën “Ymer Prizreni” në lagjen nr. 4 të qytetit.

ShkodraWeb Channel

Open

Close