VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i degëzimit të rrugës “Hamz Kazazi” në lagjen nr. 2 të Shkodrës…

Një tjetër investim publik i Bashkisë Shkodër është përmbyllur në lagjen nr. 1 të qytetit. Një degëzim i rrugës “Hamz Kakazi”, i është bashkuar natyrshëm pjesës së urbanizuar dhe me sherbime të qytetit të Shkodrës.


Investimi me vlerë 3.1 milion lekë, është bërë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, parashikuar në buxhetin e vitit 2020.

Ndërhyrja është e plotë, duke nisur nga KUB, KUZ, rrjeti i ujësjellësit, sipërfaqja asfaltike, ndriçimin publik, sinjalistika horizontale e vertikale.

ShkodraWeb Channel