Përfundojnë punimet për rikosntruksionin e bllokut të pallateve “Osja i Falltores” në lagjen nr. 1 të qytetit të Shkodrës. Investimi i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 1.9 milion lekë, ka bërë të mundur ndërtimin nga e para të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.
Projekti parashikonte ndërhyrje në rrjetin KUB dhe KUZ, rrjetin e ujësjellësit. Trotuare me pllaka, ndriçim LED, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.
Po ashtu, kryebashkiakja Ademi ka njoftuar edhe fillimin e punës për riparimin e mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara apo amortizuara nga agjentët atmosferikë gjatë dimrit, nga përmbytjet apo reshjet e borës në territorin e Bashkisë Shkodër.
Ndërhyrja është e domosdoshme për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve motorike por edhe biçikletave dhe këmbësorëve.