
Bashkia Shkodër ka përmbyllur me sukses investimin për rehabilitimin e rrugës që të çon drejt varrezave në kodrat e Gurit të Zi. Banorët e Njësisë Administrative Gur i Zi por edhe famillitari i zonës Dom Raffaele Galardi shprehën falenderim për investimin. Ky investim është një shenjë respekti për të parët e tyre që kanë ndërruar jetë, por gjithashtu një lehtësim i madh për ta, pasi më herët përballeshin me vështirësi për të kryer përcjelljen për në banesën e fundit të banoreve te zones.
Administratori i Njësisë Administrative Gur i Zi, Vitor Hila, theksoi se prej 30 vitesh kjo njësi kishte qenë e lënë jashtë vëmendjes, ndërsa në dy vitet e fundit janë realizuar një sërë investimesh në infrastrukturë.
Ky investim është pjesë e strategjisë së Bashkisë Shkodër për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore në njësitë administrative dhe për të sjellë më afër qytetarëve shërbimet bazë dhe mundësitë për zhvillim.