
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Qendra e Zhvillimit në Shkodër ka tashmë një pamje të re, falë ndërhyrjes së kryer në pjesën e jashtme të institucionit. Janë krijuar kushte më komode dhe një hapësirë rekreative për fëmijët që frekuentojnë këtë qendër.
Qendra e Zhvillimit në Shkodër është një institucion rezidencial në nivel kombëtar, ku ofrohet përkujdesje për 45 fëmijë rezidentë dhe 35 fëmijë ditorë që marrin shërbime të specializuara.