VIDEO – Përfshihet nga flakët makina e 41 vjeçarit, policia vë në pranga autorin e dyshuar…(emri)

Makina e një 41 vjeçari në Lezhë është djegur dhe policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes. Në një njoftim paraprak bëhet me dije se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë. Mësohet se pronari i mjetit quhet Elion Daja.


Lezhë/ Informacionin paraprak

Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë. Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.