VIDEO/ Përdorin makinën si avion- me me 194 km/ orë, shoferët “rebelë” në autostradë e pësojnë keq…

Loading...

Policia Rrugore vazhdon kontrollin e trafkut gjatë natës. Vazhdimisht kapen shoferë, të cilët tejkalojnë limitet e shpejtësisë, nën efektin e alkolit kryesisht por edhe për të verifikuar se sa “nxjerr” shpejtësi makina e tyre. Si gjithmonë, policia i publikon këto aksione në faqen e saj zyrtare në Facebook. Në postimin e fundit, Policia e Shtetit evidenton rastin e një të riu 24- vjeçar i cili lëviz me 194 km/ orë.

“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres. 24 vjeçari me Audi me 194 km/h. 🚀. E pa pranushme. Papergjegjshmeri ndaj jetes. Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓ ✍🚓🚔

#zbatorregullatudhetoisigurt”. /ShkodraWeb/

Loading...