
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike për një term të përdorur gjatë një takimi elektoral. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shefi i qeverisë e ka konsideruar të gabuar shprehjen “të votosh kënetën je politikisht autik”.
Përtej kësaj, ai i ka dërguar një mesazh edhe opozitës, duke përdorur “lehaqenës”. “Lehaqenët u kapën si ‘i mbyturi pas fijes së barit’ për të fituar pikë në sytë e prindërve”, ka shtuar Rama.