VIDEO – Përcillet në “banesën e fundit” Mjeshtri i Madh i futbollit dhe i qytetarisë Ramazan Rragami…

Një nga emrat më të mëdhenj e të ndritur të sportit, futbollit por edhe qytetarisë, Mjeshtri i Madh Ramazan Rragami është përcjellë sot në banesën e fundit. Homazhet në nderim të të ndjerit, janë zhvilluar në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku mjeshtri la gjurmë që nuk do të shlyhen asnjëherë.

Homazhe në nderim të Mjeshtrit të Madh kanë bërë autoritete të futbollir shqiptar, ish- kolegë, miq e të njohur të Rragamit dhe familjes së tij. Kanë qenë mijëra shkodranë por edhe të ardhur nga qytetet e tjera që kanë dashur ti bëjnë nderimet e fundit kësaj legjende.


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka ardhur enkas nga Tirana për të nderuar fihurën e njohur të futbollit shqiptar. Edhe ish- kryeministri Sali Berisha, pas takimit që ka patur në Shkodër, ka bërë homazhe për mjeshtrin e paharruar të futbollit dhe të qytetarisë.

Edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi por edhe bashkë lojtarë të yllit Rragami, të kalibrit Sabah Bizi, kanë shprehur vlerësime maksimale për talentin, përkushtin dhe profesionalizmin e të ndjerit.

Ndahet kështu sot Shkodra, me një tjetër figurë jo të zakonshme, e cila ka shënuar emrin në pavdekësi përmes talentin, punës, përkushtimit e profesionalizmit jo vetëm në fushën e blertë, jo vetëm si trajner e specialst futbolli por edhe si qytetar e familjar model. Pufoshf në paqe Profesori i futbollit dhe i jetës Ramazan Rragami. /ShkodraWeb/