Është përcjellë në banesën e fundit Mhill Çuni, një ndër rapsodët i cili për mbi 50 vite i këndoi Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe. Kolegë, miq dhe të afërm e kujtuan me nderime rapsodin i cili kontribuoi për shumë vite në pasurimin e folklorit.
Repertori i rapsodit Mhill Çuni përfshin më shumë si 250 këngë folklorike. Në vitin 1996 Ka fituar çmimin si rapsodi më i mirë në Takimin Kombëtar të Lahutarëve në Lezhë.
Mhill Çuni është konsideruar si kryerapsodi i Dukagjinit por edhe si “krushku i parë i çiftelisë”. Për disa vite, ai ka qenë edhe prezantues i një emisioni për folklorin në mediat lokale të Shkodrës. ShkodraWeb i shpreh ngushllime familjes, miqve, kolegëve të tij.
LEXONI EDHE: Shuhet kryerapsodi më i spikatur i Dukagjinit Mhill Çuni, “krushku i parë i çiftelisë”…