
Është përcjellë në banesën e fundit Arben Anamali, kapiteni i njërës prej anijeve turistike të bashkisë Shkodër që humbi jetën duke shpërtuar dy turistë në liqenin e Shkodrës. Homazhe në nderim të të ndjerit, kanë bërë edhe autoritete vendore, të cilët kanë vlerësuar gjestin e rrallë të Arbenit, tashmë i shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Arben Anamali, humbi jetën me 8 korrik në liqenin e Shkodrës. Ai u hodh të shpëtonte dy turistë të huaj, duke ia dalë por fatkeqësisht sakrifikoi jetën e tij. Trupi i pajetë i Arbenit, u gjet mengjesin e ditës së enjte, pas kërkimeve intensive të polumbarëve të FNSH- së, punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe banorëve të zonës. Akti i tij është vlerësuar nga opinioni publik por edhe autoritete shtetërore si kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.




