
Kandidati për deputet i PD- ASHM për qarkun Shkodër, Kliti Hoti, ka qenë sot i pranishëm gjatë paradites në pedonalen e qytetit. I shoqëruar nga të rinjtë, ai ka takuar dhe bashkëbiseduar dhe shumë qytetarë të rastësishëm.
“Në pedonale, bashkë me të rinjtë, për të ndarë vizionin tonë për një Shkodër që nuk dorëzohet.”, shkruan Kliti Hoti në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe një video nga takimet e paradites.