VIDEO – “Për të hequr të keqen duhet të bëhemi të gjithë bashkë”, kryebashkiakja Ademi i përgjigjet kryeministrit Rama për Shkodrën…

“Me presidentin nuk kemi komunikim, situata post zgjedhore karaktetizohet nga një inerci që lidhet me histori dekrete çdekrete kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes, sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim është në situatën më të rëndë, ka një kryetare që është e nuk është kryetare, po është një cështje që nuk është në dorën tonë, presim të marri një zgjidhje.”. Kështu është shprehur kryeministri Rama për gazetarët, pasi ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së PS-së. Nuk ka munguar as edhe përgjigja e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, e cila është pyetur nga BalkanWeb për deklaratat e Ramës.


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është shprehur: “T’ju them të drejtën, nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, sepse isha në një aktivitet për mbështetjen e gjithanshme të artizanëve në Shkodër. Madje, e kam randë ta shoh Ramën në show-un që, edhe mbi një fatkeqësi siç është tërmeti i 26 nëntorit me 51 jetë të humbura, po bën paturpësisht.

Shkodra është fatmirësisht qyteti me njerëzit e lirë e solidar, që punojnë e me shumë sakrifica jetojnë, përballen me të keqen sharlatane që i ashtuquajturi kryeministër ka mbjell në ketë vend.
Bashkia Shkodër është bashkia pa borxhe, që ka dyfishuar të ardhurat e veta, që ka performancën më të mirë në menaxhim dhe administrim, është bashkia transparente dhe që lufton korrupsionin, që u del për zot halleve të bashkëqytetarëve te vet, që shërben e që përpiqet të ndërtojë përditë e me shumë mund.

Meritë e kësaj janë shkodranët dhe askush tjetër.

Sa për situatën e rëndë, në tokën tonë nuk di të kemi patur ndonjë krizë më të madhe ekonomike, sociale, nuk di të kemi patur kaq shumë rrjedhë, e pa pushim, emigracioni të “trurit”, nuk di të kemi patur një shkatërrim kaq të madh të sistemit institucional, nuk di të kemi patur një shkatërrim të burokracisë dhe të administrimit institucional e shtetëror, nuk di të kemi patur ndonjëherë kaq shumë pasiguri, nuk di të kemi patur kaq shumë korrupsion, nuk di të kemi patur kaq shumë grabitje të pronës e parave publike, nuk di të kemi patur nivel kaq të ulet të investimeve publike, nivel kaq të ulët e pasiguri të investitoreve dhe investimeve private të huaja ( investitoret e huaj janë zhdukur me vrap nga ky vend), nuk di të kemi patur, kaq sa sot, dhunim të të drejtave të njeriut, nuk di të kemi patur kaq shumë mashtrim përkundrejt lirisë dhe të drejtës për informim, nuk di të kemi patur kaq shume shkelje e mosrespektim të kushtetutës, ligjeve në fuqi e institucioneve, nuk mbaj mend të jemi ndjerë kaq pa shpresë..

Mbështet ShkodraWeb Media

Çdo deklaratë tjetër jashtë këtij konteksti, është thjesht show i rradhës i të ashtëquajturit kryeministër.

Dhe s’kemi parë asgjë akoma…zhytja në errësirën e deficitit financiar, inflacioni që do të rritet për shkak të administrimit të keq të parave dhe institucioneve financiare të shtetit, paaftësia për përballjen me fatkeqësinë natyrore dhe çmenduria që prodhon veç një njeri i çmendur, ka rrisk të na hedh ekonomikisht në humnerë !!!

Viti tjetër unë uroj të jetë një vit i qetë për shqiptarët…

Për ta bërë këtë do të duhet të bëhemi bashkë, për të hequr të keqen, e për të themeluar atë (demokracinë) që nuk arritëm dot ta ndërtojmë……

E vështirë do të jetë shumë! S’kemi rrugë tjetër!”, ka thënë kryebashkiakja Voltana Ademi në prononcimin e saj për BalkanWeb.

ShkodraWeb Channel