VIDEO – Pentagoni publikon imazhe “të një fenomeni të paidentifikuar, UFO-t tashmë realitet…!?

Pentagoni ka publikuar zyrtarisht të hënën disa video të paklasifikuara, të pilotëve të marinës, të cilat kanë qarkulluar për vite në internet, në të cilat shihen “disa fenomene të paidentifikuara ajrore”.


Marina amerikane ka konfirmuar për disa media në Shtetet e Bashkuara se incizimet e paklasifikuara ushtarake, të postuara online me qëllim të shfaqjes së objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO), janë të vërteta. Në njërën prej videoeve shihet një incident i vitit 2014, derisa tjerat janë incizuar më 2015, sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Sue Gough. Këto incizime fillimisht janë bërë publike më 2007 dhe 2017.

ShkodraWeb Channel