
Votimi i djeshëm në Kuvend për përzgjedhjen e kandidatëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe atij të Prokurorisë (KLP) është plotësisht i kundraligjshëm, e për pasojë një vendim nul.
Është ky qëndrimi i Partisë Demokratike, e cila jo vetëm që nuk mori pjesë në votimin e djeshëm, por edhe e kundërshton listën e miratuar automatikisht, ashtu siç parashikon dhe ligji.
Nëpërmjet deputetit Bylykbashi, opozita pretendon se votimi i kryer dje është në kundërshtim me rregulloren edhe për arsyen se në seancë duhej të ishin 94 deputetë të paktën (aqsa kërkon dhe kalimi i listave në mënyrë parlamentare), ndryshe nga prezenca prej 74 deputetësh. Kjo lëvizje e maxhorancës për opozitën shihet si një “varrosje” e plotë e konsensusit të arritur për miratimin e reformës në drejtësi (ndryshimeve kushtuetuese).







