Partia Demokratike e Shkodrës është pozicionuar publikisht në mbështetje të pçrotestës së studentëve në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja Jesmina Lici ka thënë se PD e mbështet me mish, me shpirt dhe me mendje protestën që po zhvillojnë studentët. Ajo ka kërkuar që kryeministri Rama të plotësojë 8 kërkesat e studentëve. Lici ka thënë se PD Shkodër e mbështet dhe do ta mbështesë me të gjitha mënyrat këtë protestë. Në mbyllje, PD Shkodër përmes zëdhënëses, i ka bërë thirrje të gjithë shkodranëve të jenë nesër në protestë para parlamentit, në mbështetje të studentëve protestues.
https://www.facebook.com/realitetipost.al/videos/758672327832370/