
Partia Demokratike, dega Shkodër, ka vijuar me prezantimin e kandidatëve të saj poër qarkun. Ish- kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia dhe Matilda Matija, u prezantuan para strukturave, mbështetësve dhe simpatizantëve të PD- së.
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër për PD- në, Luçiano Boçi, ka përcjell mesazhin e tij përmes një publikimi në Facebook, të shoqëruar edhe me një video nga takimi prezantues.
“Prezantimi i kandidatëve tanë, Bardh Spahia dhe Matilda Matija. Ndryshe nga ata, ne nuk po i prezantojmë Shkodrës njerëz anonimë. Prandaj përkrahja e shkodranëvë kurrë nuk ka qënë më e qartë. Bardhi është rreshtuar në krahun e tyre sa herë kauza e ka thirrur. Dhe këtë kauzë, bashkë me shkodranët, do ta çojmë deri në fund, deri në fitore. Propandës së tyre po i përgjigjemi me program. Fasadës së tyre me rininë shkodrane, që përkrah Matildës, nuk kanë kohë më për të humbur. E dimë që nuk është e lehtë, por si çdo e keqe, edhe kjo e sotmja e ka një fund. E fundi do të jetë me 11 Maj. Vota për Partinë Demokratike do ta kthejë qeverisjen në shinat e normalitetit.”, shkruan nënkryetari i PDSH-së Luçiano Boçi në publikimin e tij.
Dy ditë më parë, u prezantuan edhe kandidatët e tjerë të listës së PD- AMSH për qarkun Shkodër, Kliti Hoti dhe Ted Kopliku.