
Kryetarja e PD Shkodër Eliona Shkreli së bashku me kryetarin PD grup seksionit Shalë, Agustin Leka, kanë takuar banorët e Thethit të cilët u preken nga aksioni i IKMT-së. Nuk kanë munguar as debatet me policinë e shtetit dhe inspektorët e IKMT-së.
Banorët gjatë bashkëbisedimit me kryetaren e PD-së shprehen të irrituar nga ky vendim pasi ka qenë vetë kryeministri Rama i cili i ka ftuar të rikthehen nga emigracioni dhe të investojn në Theth.
Kryetarja e PD Shkodër shprehu solidaritetin e forces politike që përfaqëson me banorët ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ketë aksion e bënë me qëllime të caktuara për oligarket dhe investitorët strategjik.
Janë rreth 113 objekte të evidentuara deri tani që pritet të bëhet prishja nga IKMT. /Zyra e Shtypit e PD- së Shkodër/




