
Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar në një konferencë për shtyp, presionet që sipas saj, po i bëhen në kuadër të procesit zgjedhor të 11 maj 2025. Duke iu referuar publikimit të një agjensie lajmesh, kryetarja Eliona Shkreli, foli për presione dhe shantazhe ndaj punonjësve të administratës.
Kryetarja Shkreli i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë, teksa sipas saj, kemi të bëjmë me një krim zgjedhor. Shkreli i ka bërë thirrje punonjësve të administratë që të denoncojnë çdo shantazh dhe presion që bëhet ndaj tyre.