
Partia Demokratike Shkodër, ka nisur prtezantimin e kandidatëve për deputet. Të parët kanë qenë Kliti Hoti dhe Tedi Kopliku, prezantimi i të cilëve para strukturave demokrate, mbështetësve dhe simpatizantëve, ka ngjallur interes të lartë.
“Prezantimi i kandidatëve tanë, Kliti Hoti dhe Tedi Kopliku.Ndryshe nga ata, ne po i heqim politikës fasadën dhe po i kthejmë njerëzoren. Përveç përgjegjësisë politike, ndaj Shkodrës kemi edhe përgjegjësinë morale. Sepse Shkodra meriton shumë, dhe me kandidatët tanë do të dijmë ta përfaqësojmë. Vota ndaj Partisë Demokratike është antidota ndaj mosshpërfilljes që ka përjetuar Shkodra këto 12 vite. Më 11 Maj, do t’i themi BOLL!”, shkruan në rrjetet e tij sociale drejtuesi politik i Qarkut Shkodër për PD- në, Luçiano Boçi, njëkohësisht edhe nënkryetar i PDSH- së.