
Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka shpërndarë në rrjetet e tij një video- mesazh, të shoqëruar me komentin:
“Shkodranët e dinë ke kanë në krah dhe ke kanë përballë. Prandaj ne do ta fitojmë këtë betejë. Sepse e mira mund të vonojë, por kurrë të mposhtet.”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi.
Ndërsa në video- mesazhin e tij, Boçi shprehet: “Ai ka aleat propagandën, banditizmin politik dhe ekonomik, dhe sigurisht ka dhe paratë. Ndërsa ne, Partia Demokratike kemi aleat qytetarët në radhë të parë, kemi kandidatët tanë me vlerat e tyre të jashtëzakonshme dhe sigurisht patjetër që ne kemi programin tonë.”.