
Në një dalje për mediat, kryetarja e PD- së Shkodër, Eliona Shkreli, ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Benet beci, duke i kërkuar këtij të fundit, dorëheqjen nga detyra.
Nuk ka vonuar përgjigja nga selia rozë e Shkodrës, përmes bashkëkryetares Kejsi Spahija. Ajo ka akuzuar PD- në se është kthyer në një klikë destruktive.
Deklaratat në distancë mes PD dhe PS, vijnë pak orë nga nisja e protestës kombëtare të thirrur nga opozita pasditen e të hënës në Tiranë.




