
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Në Njësinë Guri i Zi po punohet për pastrimin e plotë të kanalit të Pistallës.
Do të pastrohet i gjithë kanali me gjatësi 1.8 km duke iu bashkuar rrjetit të ndërhyrjeve në kanalet vaditëse dhe kulluese në shërbim të banorëve të kësaj zone.