Futbolli shqiptar është zhytur në një situatë të paprecedentë. Përplasjet në fushën e blertë në mes futbollistëve mes tyre por edhe me arbitrat, janë bërë të shpeshta. Rasti më i funsit ai i ndeshjes në “Reshit Rusi” në mes Veleçikut dhe Shënkollit për kategorinë e parë. Pas asaj që ndodhi në fushë dhe tashmë është e njohur, vandalët nuk kanë kursyer as dhomat e zhveshjes së impiantit sportiv. Situatë e ngjashme u raportua edhe në ndeshjen Besa- Bylis, e cila për shkak të goditjes së arbitrit anësor me mjete të forta, u ndërpre. Raste të ngjashme ka edhe në Superiore por edhe kategoritë e tjera më të ulëta.
“A2CNN” sjell disa pamje nga momentet e përplasjes mes lojtarëve si dhe në brendësi të dhomave të zhveshjes. Në fushë Veleçiku fitoi me rezultatin 3-1.
Ditën e djeshme kishte sërish tensione dhe dhunë. Ndeshja Besa-Bylis u ndërpre për shkak se u goditë gjyqtari anësor, ndërsa ky takim nuk ishte i vetmi që kishte dhunë pasi edhe në ndeshjen tjetër të Kategorisë së Parë në Grupin A ate ne mes Veleçikut dhe Shenkollit kishte dhunë dhe përplasje mes lojtarësh dhe drejtuesish. Edhe pse FSHF-ja organizoi një takim me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me dhunën duket se asgjë nuk ka ndryshuar.