Gjatë protestës së opozitës ditën e sotme veç kryeredaktorit të “RD”, kanë mbetur të lënduar edhe 11 efektivë policie, sipas deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.
Efektivët e policisë ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrim ndihmën e parë dhe po ekzaminohen. Drejtori i spitalit, Gjovalin Bushi është shprehur se po ekzaminohen. Mësohet se policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI.
Më herët në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, i cili vizitoi kryeredaktorin e “RD”.