
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Në lumin Buna, angazhimi dhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe Bashkisë Shkodër ka sjellë këtë pamje të re.
Shtrati i lumit është çliruar nga vendosjet pa kriter të dajlanëve dhe pinarëve përgjatë gjatësisë së tij. Pas ndërhyrjes në shtratin e lumit, Buna sot ka një pamje krejtësisht ndryshe.