Pas nisjes së procesit në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, ka nisur procesi i vaksinimit antiCovid edhe në Shtëpinë e të Moashuarve në Shkodër. I shoqëruar nga ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu, në këtë proces ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Disa të moshuar që jetojnë në këtë shtëpi, nuk kanë kursyer komplimentet për shefi e qeverisë. Para kamerave që shoqëronin kryeministrin, ata kanë folur me superlativa për trajtimin brenda kësaj shtëpie, ndërsa nuk kanë kursyer as urimet për jetëgjatësi për Ramën.
Ditën e sotme, ndërsa ka nisur procesi i vaksinimit në Shkodër, paralelisht ka filluar edhe funksionimi i Spitalit Rajonal Shkodër si spital AntiCovid me rreth 80 shtretër në dispozicion. Edi Rama ishte në Shkodër, por pavarësisht kërkesave të kryebashkiakes Ademi por edhe të disa banorëve nuk protestë, nuk ka qenë i interesuar të vizitojë zonat e përmbytura të Bashkisë Shkodër, që prej 41 ditësh, bashkëjetojnë me ujin e prej disa ditësh, edhe me temperaturat e ulta, reshjet e borës e ngricat. /ShkodraWeb Media/