VIDEO – Pas një pjesë të dytë të dobët, Vllaznia ndëshkohet në fund, me Partizanin vetëm barazim…

Vllaznia ka marrë vetëm 1 pikë në “Elbasan Arena” përballë Partizanit. Djemtë e Thomas Brdariç kanë zhvilluar një ndeshje me dy tabllo. Në pjesën e parë kuqeblutë kanë luajtur më mirë dhe kanë rrezikuar të kuqtë. Goli ka ardhur shumë shpejt me autor Da Silva, i cili shtyu në rrjetë një top të art[ të dhënë nga Latifi.

Pjesa e dytë ka folur e gjitha për Partizanin. Djemtë e Dajës kanë zhvilluar volum loje por faktikisht, kanë patur vetëm dy raste. Me një mrekulli Zogovic ka ndalur një top me kokë nga Filipovic, i cili pas prekjes së gardianit të Vllaznisë, goditi traversën. Vllaznia u mundua më shumë të mbrohej, duke shpresuar tek kundërsulmi. Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 88- të Rrapaj godet një top të kthyer nga mbrojtja e Vllaznisë dhe nga kufijtë e zonës së rreptësisë, shënon golin e barazimit.

Edhe 4 minutat e shtesës nuk ndryshuan asgjë dhe përfunsimisht, Partizani e Vllaznia ndanë nga një pikë. Ajo që u vu re në pjesën e dytë, ishte lodhja e futbollistëve shkodranë ndërsa ndikoi në lojë edhe dalja nga loja para kohe e Da Silva, i cili u dëmtua. Gjithsesi, është një rezultat pozitiv përballë një ekipi pretendent si Partizani.

Me këtë pikë, Vllaznia arrin kuotën e 5 pikëve në tri ndeshje ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 2 pikëve.

ShkodraWeb Channel

Open

Close