
Në rrugën “Isuf Sokoli”, të rinjtë e ACT4 Shkodra, Këshilli Rinor, Qendra Atelie dhe nxënës të shkollave të qytetit zhvilluan një aksion mjedisor në kuadër të iniciativës për shtimin e hapësirave të gjelbra në lagjet e Shkodrës. Gjatë këtij aktiviteti u mbollën 50 pemë frutore në hapësira dhe kopshte komunitare. Kjo nismë, e cila nisi muajin e kaluar në zonën e Xhabijes, po vijon për të dytin muaj radhazi, duke synuar zgjerimin e gjelbërimit urban dhe përfshirjen aktive të të rinjve në kujdesin për mjedisin.
Secila prej pemëve mban emrin e një aktivisti, si simbol i angazhimit personal dhe përgjegjësisë qytetare. Organizatorët theksojnë se përmes këtyre aksioneve synohet jo vetëm shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, por edhe forcimi i lidhjes së brezit të ri me natyrën dhe komunitetin. Nisma do të vijojë edhe në muajt në vazhdim, si pjesë e një plani të qëndrueshëm për rritjen e hapësirave të gjelbra dhe ndërgjegjësimin mjedisor në qytet.
VIDEO E DITËS




