Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka vendosur të largojë të gjithë drejtorët e spitaleve.
Lajmi u bë me dije nga vetë kreu i qeverisë gjatë një takimi me drejtues të spitaleve dhe institucioneve të vendit të cilëve u kërkoi dorëheqjen. Por nga ky urdhër i kryeministrit Rama kanë shpëtuar drejtorët e Tiranës, të cilët sipas kreut të qeverisë e kanë bërë mirë punën e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.
“Shëndetësia kërkon menaxhim dhe të gjitha të dhënat e marrra qoftë në mënyrë zyrtare qoftë nga ankesat e publikut flasin për një nivel menaxhimi të papranueshëm. Besoj se një nga shkaqet themelore edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilin është ngarkuar figura mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve, është detyra menaxhimit që të motivojë mjekët ” u shpreh Rama
Rama: Jeni përgjegjës të spitaleve pis
“Spitalet nuk janë paqyra e higjenës, përgjegjës jeni ju drejtorë të spitaleve pis. Nuk ka nevojë për para as për reforma as për plane madhështore, Spitalet janë dëshmi e një trashëgime të rëndë të shumë viteve rrënim dhe sidomos kur fliltet për nevojat për specialistë. Kjo është një plagë e trashëguar por personelit tonë nuk mund ti mungojë gatishmëria për tiu përgjigjur në kohë pacientit
Mbani ju përgjegjësi për mungesën e specialistëve , për mungesën e shërbimit,për sorollatjet pa fund të njerëzve. Pse sepse nuk bëni kërkesë për ta sjellë mjekun nga Tirana te pacienti. Dhe për më tëpër gatishmëria e drejtuesve të spitaleve duhet të jetë e plotë. Rasti i protezave në Gjirokastër ishte skandaloze në vend të bashkëpunohej me spitalin e Traumës.
Ndërsa gjëja më poshtëruese është fakti se sa herë mjekët dhe infermierët nuk janë në vendin e punës. Njerëzit dergjen se nuk gjejnë mjekun aty, Kush e ka përgjegjësinë? E keni ju. Jeni ju përgjegjës që mjekët rrinë më shumë në kafe sesa në punë.
Ajo që ndodh është se shqiptarët përdorin një pjesë të vogël të kujdesit shëndetësor që Shqipëria paguan.
Largimi juaj menjëherë nesër nuk është zgjidhje e problemit por fillimi i zgjidhjes. Spitalet janë ndërmarrje nuk janë stalla ku veterinerët ca lopë i shohin ca lopë nuk i shohin, janë ndërmarrje dhe nuk drejtohen sic nuk i bihet firzamonikës pa partiturë, sic janë drejtuar prej kaq shumë kohësh. Ndaj dua të mirëkuptoni kërkesën time për të dhënë dorëheqjen tuaj.
Duhet autonomi, do të ketë një konkurs të hapur për këdo që e ndien veten të aftë’ deklaroi Rama.
Kreu i Qeverisë bëri me dije se do të zhvillohet një konkurs publik ku të gjithë ata që e ndiejnë veten të aftë mund të garojnë për të drejtuar nesër spitalet.
Ne i kemi të gjitha mundësitë që të dalim nga një fazë drejtimi pa sy pa zemër, pa duar. Ne kemi të gjitha mundësitë që pavarisht mangësive varfërisë të mos kemi pisllëk të mos kemi ndryshk , të mos kemi rrënim. E mbi të gjitha të kemi gatishmërinë e të gjithë personelit ,sa paguhen për të qënë në krye të detyrës. Duke patur mirëkuptimin tuaj për të marrë përgjegjësinë morale për gjthcka që mungon , inkurajoj këdo që të jetë pjesë e konkursit. Dua që të besoj se pjesa tjetër e stafit do të vijojë punën para se të nis konkursi publik në shtator menjëherë me krijimin e qeverisë së re. Detyra e parë e kreut të shëndetësisë do të jetë hapja e konkursit publik për drejtorët e spitaleve’ deklaroi Rama.
Drejtorët e spitaleve në qytete që largohen:
1. Drejtor spitali në Lezhë Pashko Smaçi
2.Drejtor spitali në Gjirokastër Përparim Muco
3. Drejtor spitali në Vlorë Bruna Mersini
4.Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli
5. Drejtor spitali në Mirditë Lek Reçi
6.Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli
7. Drejtor spitali në Elbasan Desantila Tahiraj
8.Drejtor spitali në Përmet Elda Cullufe
9. Drejtor spitali në Sarandë Arjan Kalcuni
10.Drejtor spitali në Gramsh Qemal Zani
11. Drejtor spitali në Durres Viola Cikalleshi
Pak ditë më parë kryeministri u kërkoi largimin brenda 24 orëve edhe 35 drejtorëve të hipotekave. Ndersa vihet re se ne listen me siper mungon drejtori i Spitalit Rajonal te Shkodres Perparim Cela.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!