VIDEO/ Pas dy orëve në prokurori, flet për mediat deputeti Salianji: Unë beso në Zot, tek Alizoti beson Rama…

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka dhene deshmine e tij per mbi 2 ore ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si person ne hetim në lidhje me çështjen “Babalja”Pas daljes nga organi i akuzes ai ka thene se tashme eshte e qarte, se edhe vete Prokuroria nuk ka me dyshime lidhur me kete ceshtje.

“Do viheni në dijeni për rrethanat dhe prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë dilemë për atë cështje”- tha Salianji, duke saktesuar per mediat se ai eshte thirrur ne prokurori si  “person nën hetim”.

“Jam person nen hetim për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë që viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë te pyetet apo deshmoje”- tha ai.

Sipas tij, prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku që rrjedha nuk ka ndryshuar dhe ka tashme edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen.

“Prokuroria ishte më se e qartë ashtu si dhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar, dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen, apo edhe fakte të reja që prokurorisë mund t’i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhd dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesorë të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë dhe relaksi të plotë, ka treguar të gjithë historinë”, u shpreh ai.

Ju jeni personi që keni publikuar videon 2, ku është realizuar nga kush?

I kam dhënë gjithçka prokurorisë, të gjitha detajet për cështjen i kam dhënë te prokuroria.

Kë besoni te Alfred Alizoti, versionin e parë apo të dytë?

Unë besoj në zot, te Alizoti beson Edi Rama.

Me heret prokuroria njoftoi se deputeti Salianji është vënë në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Deputeti demokrat akuzohet në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas hetimeve të kryera dhe ekspertizës së ardhur nga Britania e Madhe, organi i akuzës ka vendosur të rimarrë në pyetje deputetin Salianji për deklaratat e Fredi Alizotit se dëmshpërblimi që i ishte ofruar për të luajtur rolin e Agron Xhafajt ishte 200 mijë euro.

Ndërkohë, një ditë më parë Salianji publikoi edhe përgjimet e prokurorisë, ku faktohej se “Taulanti nga Librazhdi’ fliste me shefin e policisë së Fierit dhe me persona të tjerë, si dhe telefonata që Fredi Alizoti ka bërë me 129, ku prezantohet si mik i Ardi Veliu.