Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Pas 25 Prilli situata ekonomike e bizneseve por edhe e familjeve shqiptare, do të ndryshojë rrënjësisht. Kjo, në zbatim të Programit të Partisë Demokratike, i cili parasheh një seri lehtësirash dhe krijim të kushteve të favorshme për zhvillimin e ekonomisë.
Sipas raporteve ndërkombëtare, vendi prej shumë vitesh është në stanjacion, për të mos thënë në regres dhe prandaj është e nevojshme që me 25 Prill të mbështetet fuqimisht Partia Demokratike dhe programi i saj, si e vetmja shprese për të nxjerrë vendin nga gjendja e rëndë ekonomike.