
9 kandidatë, të gjithë bashkë dhe me një entuziazëm ndryshe nga të gjithë herët e tjera, janë prezantuar në Shkodër si ekipi që do të përfaqësojë Bashkinë Shkodër në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit .
Prezantimi është bërë nga drejtuesi politik i Qarkut te Shkodres Benet Beci, i cili u shpreh se Shkodra në këto zgjedhje ka ekipin më të mirë. Njëri pas tjetrit, të gjithë kandidatët kane prezantuar vehten por edhe angazhimin për Shkodren 2030.
Vëmendja që ka marrë Shkodra në këto dy vite të drejtimit të bashkisë nga socialistët, ka qënë kryefjalë e vazhdimësisë dhe fjalimeve të kanddiatëve të cilët vijnë në këtë garë me një frymë pozitive për Shkodrën.