VIDEO – Partia Demokratike prezanton publikisht propozimet e saj për reformën zgjedhore…

Partia Demokratike, përmes ish- deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi ka dhënë detaje të reja sot lidhur me propozimet e opozitës së bashkuar kundër kr.i.mit zgjedhor dhe ndarjes së tij nga politika. Bylykbashi tha se synimi i PD është garantimi i fushës së lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë.


“Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga politika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë.

Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.

Tre paketat tona prekin disa aspekte.

Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e kr.i.mit zgjedhor, në go.d.itjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. Por gjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e kr.i.mit zgjedhor.

Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.

Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

PROPOZIMET

Ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët publikisht, Partia Demokratike kërkon që në Kodin Zgjedhor të sanksionohet që zgjedhjet të organizohen nga një qeveri kujdestare tre muaj para datës së votimeve. Opozita e bashkuar depozitoi dje në tryezën e posaçme të Reformës Zgjedhore tri drafte, ku përfshiheshin hapat e shkëputjes së kr.i.mit nga zgjedhjet. Kërkesa e parë e PD-së ishte qeveria kujdestare me një ministër të Brendshëm teknik dhe ky i fundit, 100 ditë para zgjedhjeve do të emërojë një drejtor të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kryepolici do të ketë kompetenca të plota për të bërë ndryshime në strukturën e Policisë. “Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionimin e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtimisht nga rregullat e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr. 108/ 2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, 100 ditë (njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve, ministri i Brendshëm në qeverinë kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, thuhet në propozimet e opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!