
Parashqevi Simaku, vijon të jetë në vëmendje të fansave të saj të shumtë. Mbështetësit, janë shumë të interesuar të mësojnë nga ecuria e jetës së saj, pasi la spitalin në Nju Jork ku u kurua per rreth 1 muaj.
Duke parë këtë interes të lartë, Elton Ilirjani shpërndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria e kënmgëtares së njohur, të cilat sigurisht, përbëjnë “lajm” edhe për mediat.
Orët e fundit, Ilirjani ka shpërndarë foto dhe video të Simakut, e cila shkëlqen më shumë se asnjëherë, tregues se ajo po kalon një situatë mjaft të mirë, pasi ka lënë pas problemet shendetësore.
Megjithatë, Elton Ilirjani ka një mesazh edhe për ata që po marrin videot e këngëtares dhe i përdorin për fitime në rrjetet sociale, duke u shprehur se po e dëmtojnë këngëtaren e njohur.