Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Parashqevi Simaku, ke qenë dhe do të mbetesh një ikonë”, Gjergj Luca reagon për situatën e këngëtares…

ShkodraWeb 16 December, 2024
gjergj luca parashqevi simaku 2024

Gjergj Luca ka reaguar pas shpërdorimit që i është bërë në një stuhi virale rrjetesh sociale, këngëtares së mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila hyri në vëmendjen e publikut shqiptar në një moment të vështirë të jetës së saj.

“Parashqevi ti je dashuri dhe unë nuk mund të rri pa bërë një apel. Si djalë artistësh që jam, si pinjoll i dy prindërve të mirënjohur e kam detyrim të ngre zërin, për cilindo që jeta e surprizoi me të papritura, jo të këndshme dhe të bëj thirrje që nëse bëhemi bashkë i japim vlerë artit dhe individit…” shkruan Luca në këtë prononcim publik, në të cilin ai vë theksin te mënyra se si u këqpërdor figura e një artisteje të përmasave të tilla, siç ishte Parashqevi Simaku.

Në këto dy-tre ditë, ç’nuk u tha për këngëtaren. Jo të gjitha ishin dhe mbetën të denja për të. Për Gjergj Lucën si djalë artistësh, Parashqevi Simaku ka qenë dhe do të mbetet një ikonë e këngës shqiptare, e artit.

Në këtë fjalë të sinqerta drejtuar përmes kësaj videoje Parashqevi Simakun, Luca siguroi atë se ai dhe çdo shqiptar në të gjithë botën ka krenari për të dhe për të gjithë ata që si ajo, mes vështirësive dhe shumë pamundësive, me talentin dhe përkushtimin e tyre, ngritën në piedestal artin shqiptar.

Në këtë komunikimi në rrjetet sociale Luca ka shtuar gjithashtu se: “Artisti është ndërgjegjja jonë kombëtare, nëpërmjet frymës së vet, frymëzimit që ka krijuar te njerëzit, ka bërë që të duhet më shumë ky vend, ka bërë që njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm, që të gjejnë rrugët më të mira në jetë.” Luca ka nëvizuar se “Artistët në të gjithë epokat janë rebelë më të mëdhenj të gjithë sistemeve, ata nuk bien dakord me veten dhe sistemet. Dhe kjo mosdakordësi është kripa e një shoqërie.”

Luca duke vijuar shpreh keqardhje për çfarë i ka ndodhur kësaj artisteje të madhe, por të njëjtën keqardhje ai ka për opinionin publik, i cili për 33 vite as se e ka çuar nëpër mend, t’i kujtojë dhe t’i nderojë ato gjigandë që nuk janë më, edhe ata që Zoti i ka shpërblyer me mundësi për të jetuar edhe disa vite. “A e ka kthyer kush kokën nga këta artistë?” pyet Luca, por edhe nga këta artistë të rinj shumë të talentuar. “A ka ndonjë fond për kinematografinë, ndonjë ngacmim për teatrot?” vijon Luca në këtë komunikim, duke mos harruar të kujtojë ato pak investime që bëjnë bashkitë me fondet tyre, për artin, për shpirtin e qytetit, për zërin e shqetësimeve dhe halleve të qytetit të ngritura në skenë.

Në përfundim Luca këshillon të gjitha ata që u përfshinë në këtë stuhi mediatike, mos i shfrytëzoni këto momente të njerëzve të mëdhenj të këtij kombi për të demonstruar se ju jeni të ndjeshëm, dhe jeni gati të bëni namin për këta njerëz që ju dhimbsen kaq shumë. /Nga Albert VATAJ/

Post navigation

Previous: EMRI – I dënuar me 22 vite për vrasje, i burgosuri shkodrani vendoset në regjim të ashpër në burgun e Peqinit…
Next: “Ka vazhduar t’i këndojë Partisë edhe pas viteve ’90”, pedagogia Jonila Godole: Parashqevia nuk është idhulli im…

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.