
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me banim në SHBA, Parashqevi Simaku,vijon të jetë në vëmendje të opinionit të gjërë lidhur me zhvillimet e jetës së saj të trazuar.
Pasi kalënë spitalin në Nju Jork ku u kurua për rreth një muaj nga problemet psikologjike, Simaku duket në një gjendje mjaft të mirë, ku ishte e ftuar VIP edhe në Javën e Modës atje.
Ndërkohë, ka sërish lajme të mira. Parashqevi Simaku është akomoduar në shtëpinë e saj të re, qiraja e të cilës është marrë përsipër të paguhet nga një biznesmen i njohur shqiptar.
Si gjithmonë, në krah të Sumakut është Elton Ilirjani, i cili ka zbuluar edhe pamjet e shtëpisë së re të këngëtares. Ajo që vihet re është se Parashqevia është e rrethuar nga mikeshat e saj.