VIDEO/ Parada e gafave në festën kombëtare të Francës: Përplasen motorat, flamuri kroat vizatohet në qiell

Një incident ka ndodhur në paradën ushtarake në Paris, gjatë festës kombëtare të Francës. Dy motoçiklistë janë përplasur me njëri-tjetrin duke krijuar kështu një episod të sikletshëm në ditën më të rëndësishme për vendin.


Por ky nuk ishte i vetmi problem në paradën luftarake të shtetit francez. Një tjetër gabim protokollar ishte vizatimi në qiell i flamurit francez, por në fakt ishin ngjyrat e flamurit kroat. (Pak orë para finales së madhe  të Botërorit 2018)

Parada e këtij viti do të mbahet mend si parada e gafave. Episodi i dy gardistëve që u përplasën me motoçikleta përfundoi në një skenë komike.

Të dyja gafat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ngatërrimi i ngjyrave të flamurit u perceptua si fat i keq për gjelat në finalen e Kupës së Botës në Rusi.

Kjo paradë është parada më e vjetër në Francë, që daton që prej 14 korrikut të vitit 1789, dhe njihet ndryshe si Dita e Bastijës, e konsideruar si dita e revolucionit francez. Në këtë ditë populli i egërsuar i Parisit, sulmoi kështjellën e Bastijës. /SHQIPTARJA/

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania