VIDEO – Para ndeshjes Shqipëri- Poloni, tifozët e dy ekipeve përplasen mes tyre, ndërhyjnë forcat e policisë…

Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, tifozë të dyja palëve janë bërë protagonistë të një sherri në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.

Nga pamjet shikohet se si të dyja palët kanë formuar një grumbull të madh, ndërsa tifozë të tjerë shohin me vëmendje se çfarë po ndodh.


E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit që kanë neutralizuar sherrin duke shuar menjëherë gjithçka.

Në stadium do të jenë zyrtarisht 750 tifozë polakë të cilët do të jenë të vendosur mbas porte, dhe sipër tyre do të jetë tifogrupi ‘’Plisat’’.