
Panik ne stadiumin “Loro Boriçi”. Mesfushori i Bylisit Andi Hadroj pas nje pérplasje me Herald Markun, ka kaluar nje gjendje te veshtire teksa i ka hyre gjuha ne fyt dhe kjo ka shkaktuar nje panik te madh tek futbollistet ballshiote.
Dikush kerkonte ambulancen, te tjere- mjeket e Vllaznise dhe ne fakt keta te fundit Çoba e Haxhaja, kane nderhyre menjehere duke normalizuar çdo gje dhe Hadroj e ka marre veten.
Megjithate, ai nuk e ka vazhduar me lojen dhe per rrjedhoje eshte larguar me barrele nga fusha e lojes duke iu drejtuar dhomave te zhveshjes.
Megjithate presidenti Kapllani ka kerkuar qe kerkuar qe lojtari per siguri te dergohej ne ambjentet e Spitalit Rajonal te Shkodres dhe keshtu ka ndodhur. Megjithate e rendesishme eshte qe gjendja e lojtarit eshte e mire. /Video nga Ardit BAJRAMI/