VIDEO – Panairi “Vjeshta n’ Shkodër”, vazhdon tradita e promovimit të produkteve të artizanatit dhe natyrës…

Bashkia Shkodër organizon për të 5- in vit rradhazi aktivitetin “Vjeshta n’Shkodër”. Aktiviteti realizohet në kuadër të promovimit të produkteve territoriale të 11 njësive administrative të Bashkisë së Shkodrës.

Njohja e territorit dhe promovimi i vlerave të tij në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social është një nga prioritetet kryesore të politikave zhvilluese të Bashkisë Shkodër.


Integrimi i këtyre elementeve me ofertën turistike, përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të territorit.

Përmes panairit, synohet të promovohen vlerat e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe produkteve vendase të 11 njësive administrative por mbi të gjitha të kthehet vemendja ndaj këtyre zonave, të cilat mbartin vlera të medha të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.