ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Pamjet pas tërmetit, si njerëzit vrapojnë në rrugë, rrëzohet minareja…

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA). AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri. Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamie. Ambulanca të shumta u dërguan në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, për shkak të tërmetit zjarrfikëset e Silivrit dhe policia ka lëshuyar një numër të madh njoftimesh. Qytetarët lanë vendet e punës, veçanërisht shkolla dhe spitale në të gjithë qytetin u evakuuan, trafiku eshte paralizuar, raporton hyrriet. Qytetarët u mblodhën në sheshe të hapura. Pamjet e momenteve kur eshte ndiere termeti jane shperndare ne mediat turke.

Nderkohe qe nje ndertese shume e larte eshte filmuar duke u lekundur frikshem pas termetit te fuqishem.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.