Babai i Saimir Zallit që tentoi të vetëdigjet sot para parlamentit tha për mediat se shkak i gjendjes së rënduar psikologjike të djalit të tij është fakti që nuk e lënë për të takuar dy vajzat pas divorcit me gruan dhe për këtë fajësoi ish-vjehrrën.
“Djalin se lejojne te takojne dy femijet pasi eshte ndare nga gruaja edhe pse Gjykata i ka dhene te drejte. Djali qe prej divorcit ka probleme shteti duhet te nderhyrje per ti dhene zgjidhje, pasi do veteflijohet. Insitucionet si kane dhene asnje zgjidhje deri ndaj ka ndermarre kete akt,” tha ai.
Ndërsa, vëllai i Zallit është shprehur:
“Nuk dija asgjë. U befasova kur e pashë Saimirin në televizor teksa tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e ish gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk nuk zbatohet”.