Ish- kryeministri Sali Berisha ka paraqitur një version tjetër lidhur me vënien në pranga nga policia të një qytetari në Shkodër. Me një postim në Facebook, të shoqëruar edhe nga një video, Berisha mbështet idenë se qytetari ka qenë viktimë e uniformave blu dhe jo e kundërta. Berisha shkruan në Facebook:
“Dhune e narkopoliceve ndaj qytetarit ne mes te rruges pa asnje shkak ne Shkoder! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Mirmrama zoti Berisha. Jam nje qytetar shkodran me rastisi sot pasdite te shikoja kte skenen ,pa asnji shkak e goditen dhe e masakruan nji qytetar, per me shum shikoni videon. Te uroj shendet.”