
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës, njëkohësisht ministrja Ogerta Manastirliu, zhvilluan sot në mbrëmje një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.14 në Tiranë. Ai u njoh me punën e deritanishme të strukturave në takimet në terren me qytetarët dhe mbështetësit.
“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle!”, shprehet kreu i qeverisë.
Kryeministri tha se zona kishte nevojë për shumë ndërhyrje dhe investime, teksa dha edhe lajmin se do të hiqen taksat për ndërtuesit e parkimeve.
Kreu i mazhorancës nuk harroi të ironizonte “kënetën”, pak pasi ministrja Manastirliu tha se ‘po punohet që të thahet fare këneta’. Madje kujtoi edhe Lulzim bashën, duke e ngacmuar në distancë me mesazhe.
“Ore, po ky Luli ka ndonjë deputet këtu? Duhet të ketë ndonjë, apo ka nga ata që nuk njihen! Po vota a ka? Më bën shumë përshtypje, po e ka shumë frikë bufin. E ka frikë, jo jep e merr, doktori thotë, bufi etj., ma lë mua, për referencë, se ka frikë nga bufi!”
Teksa bën edhe një lidhje online me një tjetër zyrë shtabi nga distanca, Rama i pyet se si duket gjendja e kënetës aty.
“Po këneta si duket aty. Po Luli ka vota aty? Po ky që më sheh me inat ça është ky? Më sheh tër inat (bën batutë me një nga anëtarët në video-lidhje)”.
Në fund të takimit, duke bërë batuta të tjera me të pranishmit, kryeministri doli edhe në fotografi me anëtarët e shtabit elektoral socialist të njësisë.