
Ervin Salianji ka zhvilluar takimin e radhës me strukturat me mbështetësit e PD në Pallatin e Kulturës në Vlorë. Salianji është pritur me brohorima nga demokratët dhe qytetarët në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij Salianji nuk kurseu kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha, ndërsa dha mesazh të qartë, për hapje të partisë dhe meritokraci.
Në përfundim Salianji bëri thirrje që qytetarët të bashkohen sepse sipas tij ndryshime do të vijë nga ‘sallat e mbushura plot dhe jo nga ata që ‘flenë mbi dafina e privilegje’.




